Ahmeti-Bomgartner: Të vazhdojmë rrugën evropiane

Ahmeti-Bomgartner: Të vazhdojmë rrugën evropiane

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sonte në darkë pune në Tetovë ambasadorin e Republikës së Francës, Siril Bomgartner.

“Kryetari Ahmeti dhe ambasadori Bomgartner kanë vlerësuar lartë procesin eurointegrues që Republika e Maqedonisë së Veriut e ka nisur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare pas hapjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe që vazhdon tashmë me procesin e skriningut.

Gjatë takimit, të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për ndryshimet kushtetuese dhe nevojën e përfundimit të këtij procesi si kusht për të vazhduar rrugën europiane që Republika e Maqedonisë së Veriut e ka nisur, ndërkohë që bashkëpunimi mes partive politike në vend është më se i duhur pasiqë vendi gjendet në një moment kyç për të ecur përpara.

Kryetari Ahmeti mes tjerave ka theksuar se ishte Propozimi francez i Presidentit Macron që vendosi në binarë procesin e integrimit të vendit dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të vazhdojë edhe më tej duke mos lënë anësh mbështetjen e Francës deri në finalizimin e procesit të integrimit në BE”, njoftojnë nga BDI.

Ambasadori Bomgartner, theksojnë nga atje, shprehu mbështetjen e plotë të Francës për integrimin evropian të vendit tonë.

LEXO EDHE:

Back to top button