Ahmeti – Voutsas: Austria mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti sot është takuar me ambasadorin e Republikës së Austrisë z. Georg Voutsas.

Në takim u shpreh mbështetja e fuqishme e Republikës së Austrisë për perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa dinamika e re e negociatave ndërmjet Shkupit dhe Sofjes për gjetjen e pikës së përbashkët deri në finalizimin e marrëveshjes përfundimtare dhe u mirëprit data për konferencën e parë ndërqeveritare.

Ahmeti po ashtu falënderoi ambasadorin Voutsas për mbështetjen miqësore që shteti austriak i jep vendit tonë në të gjitha fushat e mundshme, si partnerë strategjikë-ekonomikë, duke theksuar se marrëdhëniet bilaterale mes Shkupit dhe Vjenës duhet të thellohen dhe thellohen më tej.

LEXO EDHE:

Back to top button