Akademia Pandev zyrtarizon mesfushorin shqiptarë

Besnik Ferati, edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës së Akademia Pandevit. Kjo e fundit në faqen zyrtare të klubit, prezantoi mesfushorin shqiptarë me fanellën numër 21. Ferati vjen nga skuadra e Partizanit, ku ishte pjesë në dy-tre vitet e fundit, ndërsa hapat e para i regjistroi te skuadra e FC Shkupit. Mesfushori 20 vjeçar, kaloi disa kategori te përfaqësuesja e Maqedonisë të moshave të reja, ndërsa është një ndër shtyllat kryesore te përfaqësuesja e Maqedonisë U21 e Bobi Milevskit.

- Advertisment -

 

Së bashku me Feratin, Akademia Pandev prezantoi edhe mesfushorin tjetër të talentuar, Andrej Stojçevski, që është vetëm 17 vjeçar dhe vjen nga skuadra e Vardarit. Që të dy mund të jenë në ekipin e parë të Akademia Pandevit në përballjen ndaj Rabotniçkit, gjatë ditës së shtunë (13 shkurt), kur nis sezoni pranveror i futbollit vendor.

LEXO EDHE:

Back to top button