Aksident në rrugën Kodra e Diellit-Tetovë, lëndohet një i mitur

Aksident në rrugën Kodra e Diellit-Tetovë, lëndohet një i mitur

Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë njofton se në orët e mbrëmjes ka ndodhur një aksident në rrugën rajonale Kodra e Diellit-Tetovë, me çrrastë lëndime të rënda ka marrë një fëmijë.

“Mbrëmë më (18-janar), dhjetë minuta pas mesnate, në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Kodra e Diellit-Tetovë, në afërsi të fshatit Lisec, “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit i drejtuar nga 20-vjeçari B.I. nga Kopanica e Shkupit, ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar një pasagjer i mitur nga i njëjti fshat, që janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button