Aksidenti tragjik, nesër ditë zie në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur tragjik, lajmin për aksidentin e sotëm. “Me zemër e me shpirt sot jemi me familjet që humbën më të dashurit në këtë tragjedi. Shteti i Kosovës do të jetë në krah të familjeve të atyre që humbën jetën, sikurse edhe të të lënduarve, të cilëve ju dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Osmani në një postim në facebook. Ndërkohë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi ka thënë se “me pikëllim të thellë morëm lajmin për aksidentin tragjik”. Ai bëri të ditur se do të nisej për në Kroaci. Ka reaguar edhe presidenti Kroat Zoran Millovanoviq, i cili ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, popullit dhe Qeverisë së Kosovës. Ndërkohë edhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviq në Twiterr ka shkruar “ me dhimbje të madhe e morëm lajmin tragjik, mendojmë për familjen dhe për popullin dhe autoritetet kosovare të cilëve u shprehim ngushëllimet tona të thella”. ngushëllime ka shprehur edhe ministri I Jashtëm I Kroacisë.

LEXO EDHE:

Back to top button