Aksion gueril në Strugë, për qentë endacakë

Aksion gueril në Strugë, për qentë endacakë

Gazetar: Miki Trajkovski

Qyteti turistik, qyteti i urave, i poezive, por edhe i qenve endacakë. Eja, dil, nuk të kafshon shumë. Me mesazhe të tilla, të rinjtë aktivistë civilë nga shoqata Aqua, kujtuan me një aksion gueril kryetarin e Strugës Merko dhe autoritetet lokale, për problemin gjithnjë e më serioz me qentë endacakë në qytet.

“Edhe ne si sektor joqeveritar jemi munduar, që përmes këtij lloj aksioni të japim një kontribut në aksionin shoqëror, por edhe në sensibilizimin e qytetarëve tanë dhe të institucioneve për zgjidhjen e problemit me qentë, duke pasur parasysh rezultatet që kemi se sa qytetarë janë kafshuar dhe numri i tyre, është alarmant”, deklaroi Ana Naumoska- koordinatore lokale e FAR-Të bashkuar Akua.

Veterinerët kërkojnë që qentë endacakë të tridhen.

Edhe Struga është ndër qytetet kryesore në vend për sa i përket rasteve të raportuara të kafshimit të qytetarëve nga qentë endacakë. Në tre vitet e fundit, sipas MPB-së, ky numër është 177. Nga komuna thonë se po punojnë për zgjidhje, por si vetëqeverisje lokale nuk mund ta zgjidhin vetë këtë problem pa ndihmën e shtetit, pasi nuk kanë profesionistë për t’i kapur ato./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button