Aksion policor, ish drejtori i “Shutkës” përfundon në pranga
Aksion policor, ish drejtori i "Shutkës" përfundon në pranga

Në një aksion të gjerë policor është arrestuar ish-drejtor i burgut të Shutkës, Filip Andonov- Sokol dhe Sashko Kërstevski, komandant në burgun e njëjtë, i cili para disa muajsh doli në pension. Siç mësojmë, këto arrestimet kanë të bëjnë me keqpërdorimet e zbuluara në burgun e Shutkës në korrik të vitit të kaluar, kur u konstatua se në qeli mungonin disa të burgosur. Aksioni i policisë në koordinim me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është ende në rrjedhë, ndërsa më shumë detaje do të jepen gjatë ditës. /Alsat.mk