Aksion policor në Poroj të Tetovës, arrestohet 41 vjeçari

Aksion policor në Poroj të Tetovës, arrestohet 41 vjeçari

I arrestuari i një dite më parë nga fshati Poroj i Tetovës, me inicialet Sh.Sh, 41 vjeç sot pritet të del para gjykatësit hetues për t’i caktuar masën e mëtejme. Sipas informatave nga MPB, i njëjti dyshohet për kryerje të veprës penale vrasje me paramendim, të ndodhur 11 vite më parë në Tetovës. Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku edhe është kapur, por nuk ka detaje se çka është gjetur në shtëpinë e tij. Sipas informatave të Alsat, personi i arrestuar nga fshati Poroj i Tetovës, gjatë marrjes në pyetje nga ana e inspektorëve të policisë, ka pranuar se e ka kryer vrasjen 11 vite më parë, në rrugën regjionale Tetovë Pirok. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button