(Video) Aksion policor si nëpër filma, arrestohen dy persona në pik pagesën afër Tetovës

(Video) Aksion policor si nëpër filma, arrestohen dy persona në pik pagesën afër Tetovës

Në pikën pagesore në magjistralen Tetovë-Gostivar policia ka parandaluar kontrabandimin e 35 kilogramëve drogë në vlerë prej 100 mijë euro, me ç’rast janë arrestuar dy persona banorët të Harçinës të cilët kishin tentuar të arratisen pasi refuzuan urdhërin e policisë për tu ndaluar. Aksioni është ndërmarrë nga më shumë forca policore, përfshirë edhe njësitet speciale të MPB-së. Gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit janë gjetur 4 thasë me marijuana ndërsa pas neutralizimit të trafikantëve në vendngjarje ka dalë prokurori publik nga Prokuroria Publike e Tetovës. Me urdhër gjyqësor janë kryer bastisje edhe në shtëpitë e dy personave në fshatin Haraçinë, ku janë sekuestruar prova materiale që kanë të bëjnë me veprën penale. Sipas njoftimit të policisë një nga të arrestuarit me inicialet K.A tani një kohë të gjatë ishte në kërkim nga policia për aktivitete të paligjshme dhe arratisje nga burgu i Shtipit, ku duhet të vuante dënimin me burg prej rreth 6,5 vitesh.

“Në orët e paradites në pikën pagesore Tetovë, në magjistralen Gostivar – Tetovë, zyrtarët policorë i kanë dhënë shenjë ndalimi një automjeti të pasagjerëve “Range Rover”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.A.(32), në të cilin ishte edhe O.A (23), të dy nga fshati Haraçinë, Shkup. Personat nuk i janë bindur urdhrit të policisë për ndalimin e mjetit, por janë larguar me vrap duke dëmtuar një automjet zyrtar të policisë, por shumë shpejt janë ndaluar dhe privuar nga liria”, tha Suzana Pranjiç Talevska, Zëdhënëse e MPB-së. /Alsat.mk

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button