Aktorët Harrison Ford dhe Helen Mirren e vlerësojnë lart njëri-tjetrin
Aktorët Harrison Ford dhe Helen Mirren e vlerësojnë lart njëri-tjetrin

Aktorët legjendarë Harrison Ford (82 vjeç) dhe Helen Mirren (79 vjeçe) kanë një raport të veçantë në ekran si dhe jashtë tij. Në serialin “1923”, ata luajnë çiftin Jacob dhe Cara Dutton, një histori dashurie dhe partneriteti e rrallë në televizion.
Në një intervistë për People, Mirren e ka përshkruar Fordin si “një burrë në kuptimin e plotë të fjalës”, duke shtuar se “të gjithë burrat e tjerë e adhurojnë dhe duan të jenë pranë tij”. Ford, nga ana tjetër, e quajti Mirrenin “një grua vërtet e mrekullueshme”.
“Në kohën time, një grua e tillë quhej ‘broad’ – një term që përshkruan dikë me një forcë dhe karizëm të veçantë, që mund të qëndrojë përkrah burrave, jo vetëm si zonjë, por si shoqe e barabartë”, ka thënë Ford.
Mirren ka vlerësuar Fordin për angazhimin e tij edhe kur nuk ishte në skenë.
“Harrison nuk është nga ata aktorë që mbyllen në trailerin e tyre. Ai gjithmonë qëndronte me ne, bisedonte dhe krijonte një atmosferë të ngrohtë”, ka thënë Mirren.
Ford e konfirmoi këtë duke treguar kanë kaluar shumë mirë bashkë.
“Kaluam shkëlqyeshëm duke punuar dhe duke u argëtuar së bashku”, ka thënë aktori.
Dyshja e përshkruan historinë e Jacob dhe Cara Dutton si diçka unike në ekran.
Ford ka thënë se marrëdhënia e tyre nuk është thjesht romantike, por edhe partneritet i thellë dhe mbështetës.
“Në filma, dashuria shpesh shfaqet në fillim – takohen, bien në dashuri, dhe gjithçka përfundon me ‘të lumtur përgjithmonë. Por kjo është historia ‘përgjithmonë’ – çfarë ndodh më pas? Dhe është e rrallë ta shohësh këtë në ekran”, ka thënë Mirren.