Akuza për 6 milionë euro tenderë/ Mickoski thotë se nuk ka biseduar me Kasamin, ky i fundit flet vetëm për investimet

Akuza për 6 milionë euro tenderë/ Mickoski thotë se nuk ka biseduar me Kasamin, ky i fundit flet vetëm për investimet

Kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për shkrimet se firma të afërta me Kasamin dhe Azizin kanë përfituar rreth 6 milion euro nga tenderët e marrë nga komuna e Tetovës dhe ajo e Zhelinës, theksoi se me kreun e Tetovës nuk ka folur për këtë temë pasi bëhet fjalë për çështje të pakonfirmuara. Mickoski tha se qëndron pas projekteve që realizon Kasami. Ndërkohë Kasami, i pranishëm në përurimin e investimeve në Gjimnazin “Kirill Pejçinoviq” në Tetovë foli vetëm për ngjarjen.

“Nuk kemi folur për këtë temë dhe nuk do doja të flas për çështje që nuk janë të konfirmuara, por, janë konstruime që duan të hapin tema që nuk janë aktuale. Sot jemi këtu për një ngjarje shumë të mirë dhe përmendëm shumë projekte që Qeveria bashkë me komunën e Tetovës i bën këtu dhe unë mund në emër të qeverisë të them se qëndrojnë pas projekteve të vetëqeverisjes lokale, apo të këtij rasti të kryetarit të komunës, dhe vazhdojmë të punojmë në interes të Tetovës”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button