Akuza për përdhunim, Hakimi dëshmon në Prokurorinë franceze

Ylli i mbrojtjes “pariziene”, Ashraf Hakimi ka dëshmuar në Prokurorinë franceze, pas akuzave për përdhunim dhe tashmë edhe pse nuk është dhënë ndonjë masë arresti për të, mbetet nën vëzhgimin e policisë franceze.

Sipas mediave vendase, në Prokurori së shpejti do të duhet të dëshmojë edhe shoqëruesi i tij, kështu që kjo çështje mund të vazhdojë gjatë.

Versioni i viktimës, e cila është 24 vjeç, është dhënë më 26 shkurt. Ajo zgjodhi të deklaronte dhe të tregonte faktet përpara se të bënte ankesën. Ajo deklaroi se më 16 janar filloi të fliste në rrjetin social “Instagram” me mbrojtësin dhe vetëm natën e 25 shkurtit vendosën të takoheshin, në shtëpinë e Hakimit aty ku ndodhi gjithçka.

LEXO EDHE:

Back to top button