Al Ittihad, gati një ofertë të madhe për Lionel Mesin

Skuadra e Arabisë Saudite, Al Ittihad, thuhet se është e vendosur të nënshkruajë me Lionel Messin si një transferim i lirë. Kontrata e sulmuesit me Paris Sen Zhermenin do të skadojë në fund të qershorit dhe ka pasur një mori spekulimesh rreth të ardhmes së tij që nga Kupa e Botës 2022.

Barcelona besohet se po punon për të ri-nënshkruar me argjentinasin, ndërsa Inter Miami është i interesuar për 35-vjeçarin, siç u konfirmua së fundmi nga trajneri i klubit MLS, Fil Nevill.

Megjithatë, sipas gazetarit Joan Fontes, ka gjithashtu një interes të konsiderueshëm nga Al Ittihad, me klubin të përgatitur për t’i ofruar atij një kontratë të madhe.

Fontes pretendon se Al Ittihad është i gatshëm t’i ofrojë Messit një kontratë dyvjeçare me vlerë 78 milionë paund në vit, që është dukshëm më shumë se sa ai do të fitonte duke mbetur në futbollin evropian ose duke kaluar në MLS.

Messi është paraqitur në 28 ndeshje  për PSZH-në gjatë sezonit 2022-23, duke shënuar 17 gola dhe duke kontribuar në 16 asistime.

LEXO EDHE:

Back to top button