Al Khelaifi tregon të ardhmen e Mbapes dhe Nejmarit

Presidenti i PSZh-së, Nasser Al Khelaifi ka dërguar mesazh të fortë lidhur me të ardhmen e dyshes Kilian Mbape dhe Nejmar, derisa zbuloi se duan trofeun e Ligës së Kampionëve. Al Khelaifi ka zbuluar qëllimin kryesor të PSZH-së në garën me prestigjioze në botë, derisa foli edhe për të ardhmen e dyshes Nejmar dhe Mbape.

 

 

 

“Është qëllimi ynë të vazhdojmë sa më lartë. Qëllimi ynë është të shkojmë në finale dhe ta fitojmë. Do vazhdojmë ndeshje pas ndeshje. Mund të kishim shënuar tri apo katër gola, por në fund u kualifikuam. Fituam ndaj Barcelonës dhe Bajern Munihut, kjo nënkupton shumë. Jemi këtu për ta fituar Ligën e Kampionëve. Jam krenar për skuadrën. Kemi investuar shumë në klub që ta fitojmë Ligën e Kampionëve dhe të gjithë trofetë e mundshëm. Nejmar dhe Mbape nuk kanë arsye që të largohen. Kemi gjithçka për të fituar turneun. Kemi respekt për tjerët, por jemi aty me ta. Jemi duke punuar dhe nuk ka mbaruar. Duhet të vazhdojmë, të jemi të qetë sepse Liga e Kampionëve nuk ka mbaruar. Besojmë, sekreti është te puna. Detajet do bëjnë ndryshimin gjithashtu”, deklaroi ai.

 

Ndërkohë, PSZH ka arritur marrëveshje me Nejmarin, derisa bisedimet vazhdojnë me Mbapen, ky i fundit konsideron kalimin te Real Madrid.

LEXO EDHE:

Back to top button