Alarm për bombë edhe në Q.T. “Biser”

Alarm për bombë edhe në Q.T. “Biser”

Për momentin në rrjedh e sipër është evakuimi i Qendrës Tregtare “Biser” në lagjen Aerodrom. Siç mëson Alsat, alarmi për bombë nuk është drejtuar tek drejtoria e Qendrës Tregtare, por në Ministrinë për Punë të Brendshme, nga ku menjëherë kanë ndërmarr masa për evakuimin e personave dhe punonjësve të kësaj qendre.

Gjatë ditës së sotme alarm për bomba kishte edhe në 7 shkolla të kryeqendrës.

“Sot rreth orës 09:30 në SPB Shkup është raportuar se në adresën elektronike të shtatë shkollave të mesme në Shkup është dërguar kërcënim me eksploziv. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve”, njoftojnë nga MPB-ja. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button