Alarm për bombë, evakuohen 5 shkolla në Shkup

Alarm për bombë, evakuohen 5 shkolla në Shkup

Nxënësit dhe mësimdhënësit e pesë shkollave të mesme në Shkup sot janë evakuuar nga objektet shkollore për shkak se në e-mailet zyrtare kanë pranuar kërcënim për bombë. Përderisa nxënësit qëndronin në oborret e shkollave, objektet u mbushën nga forcat policore. Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmuan ngjarjet dhe theksuan se aktualisht vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për shkollat e mesme Orce Nikollov, Nikolla Karev, Josip Broz Tito, Rade Jovçevski-Korçagin dhe Boro Petrushevski. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button