Alarm për bombë në shkollën “Liria” në Tetovë

Alarm për bombë në shkollën “Liria” në Tetovë

Lirohen nga mësimi nxënësit e shkollës Liria në Tetovë për shkak se ka pasur alarm për bombë.

Më herët alarm për bombë ka pasur edhe në shkollat e mesme dhe fillore në Shkup, Gjevgjeli dhe Kavadar.

Nga MPB më herët kanë njoftuar se kërcënime për bomba janë duke u hetuar, por se nuk mund të gjenden autorët për shkak se kërcënimet vijnë nga jashtë vendit.

Edhe kryetari i Komunës së Tetovë, Bilall Kasami ka konfirmuar se në dy shkollat fillore në Tetovë ka arritur mesazh kërcënues për bombë.

Kasami njofton se me urdhër të policisë janë evakuar nxënësit në të dyja shkollat.

“Ju informojmë se pas një emaili që ka arritur në dy shkollat fillore duke paralajmëruar për alarm bombe në shkollën fillore “LIRIA” dhe “Kirili dhe Metodi” nxënësit dhe mësuesit me urdhër të policisë janë larguar nga objektet e shkollës dhe organet kompetente po bëjnë punën e tyre. Jemi në vendngjarje së bashku me policinë dhe të tjerë për të kontrolluar zonën.

Duke pasur parasysh se lajme të tilla ka pasur edhe në qytete tjera dhe se janë identifikuar si të rrejshme, gjithsesi ne duhet të jemi të kujdesshëm.

Njëkohësisht njoftojmë se në shkollat tjera fillore si dhe shkollat e mesme nuk ka ndonjë paralajmërim të tillë dhe situata është në kontrollë”, shkruan Kasami në profilin e tij në Facebook.

Kasami u bënë thirrje qytetarëve, mësuesit dhe prindërit që të ruajnë qetësinë dhe të mos krijojnë panik.

LEXO EDHE:

Back to top button