Alarme të reja për bomba në shkolla

Alarme të reja për bomba në shkolla

Alarme të reja për bomba në shkollat e mesme të Shkupit. Në mëngjes kanë mbërritur kërcënime në 9 shkolla të mesme. Policia ka evakuuar nxënësit dhe mësimdhënësit dhe ka kryer kontrollet e nevojshme. “Menjëherë pas denoncimit, policia ka ndërmarra masat për evakuim në të gjitha 4 shkollat. Janë kryer të gjitha kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme. Alarmet e tilla për bomba janë bërë përditshmëri në shkollat e mesme të Shkupit. Autoritetet theksojnë se kërcënimet janë pjesë e strategjisë për sulme hibride, me çka po përballen edhe vendet e rajonit dhe më gjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button