Alarmet për bomba në Aeroportin e Shkupit dhe në disa shkolla janë të rreme

Alarmet për bomba në Aeroportin e Shkupit dhe në disa shkolla janë të rreme

Policia përfundoi me kontrollet në Aeroportin e Shkupit dhe në disa shkolla dhe konfirmoi se bëhet fjalë për alarme të rreme, njoftuan nga MPB-ja.

Nga ky dikaster theksojnë se pas përfundimit të kontrolleve do të informojnë edhe për objektet e tjera.

Sot në mëngjes në adresat elektronike të dhjetë shkollave të Shkupit dhe pesë në Manastir, si dhe në Federatën e Futbollit të Maqedonisë (FFM), Hotel “Aleksandar Palas”, Hotel “Merriot”, Qendra tregtare “Ist Gejt Moll”, Salla sportive “Boris Trajkovski” dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit është dërguar kërcënim për vendosjen e mjetit shpërthyes.

Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve.

Këto ditë, cak i alarmeve për bomba, përveç shkollave, janë edhe institucionet, qendrat tregtare dhe objektet e tjera. Ditën e djeshme u regjistruan 49 alarme për bomba, për të cilat policia, pas kontrolleve, theksoi se ishin të rreme.

LEXO EDHE:

Back to top button