Alarmet për bomba përveç shkollave zgjerohen edhe në Qendrat Tregtare

Alarmet për bomba përveç shkollave zgjerohen edhe në Qendrat Tregtare

Gazetare: Melihate Rustemi

Dy qendra tregtare, Qendra e Transportit, një stacion policor, një kompleks rezidencial dhe biznesi, dhe shtatë shkolla të mesme në Shkup janë evakuuar për shkak të alarmeve të rreme për bomba.

Kërcënimi përmes postës elektronike është dërguar në orën 09:30, pas çka janë marrë masat e për evaukimin e qytetarëve dhe nxënësve. Punonjësit që takuam jashtë objektit të qendrës tregtare “East Gate” sikur nuk u shqetësuan për alarmin për bombë të vedosur. Thanë se paralajmërimet e këtilla nuk përbëjnë më frikë dhe shqetësim.

“A jeni e punësuar këtu? Po. Sa orë që keni dal? Një orë. Kush dhe si ju njoftuan? Policia. Si e pranuat këtë lajm? Shumë thjesht se u mësuam më këto lajmërime të kota”, u shpreh një punonjëse.

“Maqedonia dhe gjithçka është e mundur. Nuk ke nga çka të frikohesh, le të pëlcas, përfundimisht ta kuptojmë se diku ka eksploduar. Asgjë nuk na befason, vetëm nëse është gjë e mirë mund të na befasoj, e keqja nuk na befason”, tha një punonjës.

Siç thanë të punësuarit, në momentin e evakuimit kishte numër të vogël të qytetarëve brenda objektit.

“Në ora 10 e 30 erdhën dhe na thanë se duhet të dalim jashtë për shkak se ka bombë. Në atë moment u traumatizuam se nuk e dinim se çfarë do të ndodhë. Dolëm jashtë dhe të gjithë u grumbulluam këtu, policët na thanë qëndroni nga ana tjetër. Unë mendoj që është gënjeshtër por Zoti na ndihmoftë. Shkaku që ishte mëngjes nuk kishte shumë qytetarë”, deklaroi një tjetër punonjëse.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thane se pas kontrolleve të kryera është konstatuar se bëhet fjalër për alarme të rreme, sikur edhe ato të ditëve të kaluar nëpër shkollat tjera të Shkupit. Drejtuesit e institucioneve vazhdojnë hetimet lidhur me këto kërcënime që sipas tyre janë pjesë e sulmeve kibernetike për nxitje të frikës dhe pasigurisë në vend. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button