Aleanca i reagon Alternativës, s’e kuptojmë nervozizmin ndaj nesh

ASH thekson se nuk arrinë ta kuptojë nervozizmin e shfaqur kundër kësaj partie. “Ne kemi çmuar bashkëpunimin në koalicionin “Tash është koha” si korrekt dhe frytdhënës deri në momentin që ka përfunduar e njëjta. Subjekti në fjalë, nuk kanë pse të kërkojnë kundërshtarin dhe armikun e tyre tek ne. Ne, si dhe çdo qytetar i këtij vendi i gëzohemi çdo suksesi eventual që do të shfaqte Qeveria dhe çdo institucion që drejtohet edhe nga Alternativa dhe jo vetëm. Opozita është punë e fisnikshme dhe këtë gjë duhet ta kuptojë çdo subjekt politik. Drejtimi euro-perëndimor i Maqedonisë së Veriut ndër vite është dëshmuar dhe është garantuar nga subjekte të caktuara opozitare, më shumë se sa nga vet Qeveria dhe ASH është dëshmia e gjallë për këtë fakt”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

LEXO EDHE:

Back to top button