Ali Ahmeti përfundon dëshminë në Speciale, nuk jep detaje


Pas rreth 15 orë intervistimi nga Gjykata Speciale në zyrat e EULEX-it në Prishtinë, sot ka përfunduar marrja në pyetje në cilësi të dëshmitarit për kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Pas përfundimit të intervistimit në ditën e dytë, i cili zgjati për rreth shtatë orë, kryetari i BDI-së për shkak të procesit nuk ka dhënë detaje lidhur me atë për të cilën është marrë në pyetje, por tha se nga prokurorët specialë u mor në pyetje në cilësinë e dëshmitarit.

Ahmeti: “Nuk mund të ndaj informacione me opinionin”.

“Intervistimi im ka zgjatur dy ditë dhe deri në përfundim të këtij procesi nuk mund të ndaj asnjë informacion me opinionin, pasi që kështu e përcakton ligji dhe dua ta respektoj ligjin. Në përfundim të këtij procesi, të këtij epilogu, atëherë mund të flasim dhe na lejon edhe ligji… Po, sot ka marrë fund procesi i intervistimit tim. Ky është një proces dhe unë shpresoj dhe të gjithë që mos të merren intervistime e kështu me radhë”, tha ai.

“Ish-anëtari i Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Ali Ahmeti, ka thënë se Gjykata Speciale është miratuar në Kuvendin e Kosovës. Specialja është vendim i Kuvendit të Kosovës dhe ky vendim është ekzekutuar”, tha Ahmeti.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti për tetë orë është intervistuar dje nga Gjykata Speciale. Intervistimi i tij u bë në zyrat e EULEX-it në Prishtinë.

Gjatë ditës së sotme Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit edhe ish-komandantin e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çekun.

 

LEXO EDHE:

Back to top button