Alioski: Caku i radhës është Botërori në futboll

Pas 30 ditësh do të nis Kampionati Evropian në futboll, ku për herë të parë do të merr pjesë edhe përfaqësuesja e Maqedonisë. Futbollisti i Lids Junajtedin, Ezgjan Alioski, në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, ka potencuar se caku i ardhshëm i Maqedonisë mund të jetë kualifikimi në Botërorin në Katar 2022.

 

“Si fëmijë jam rritur duke ëndërruar që të luajë në 3 garat e mëdha të futbollit si Liga e Kampionëve, Kampionati Evropian dhe Kampionati i botës. Një dëshirë më është plotësuar, ndërsa tani mbetet që të kërkojë Ligën e Kampionëve dhe Botërorin e futbollit. Pas fitores ndaj Gjermanisë kemi filluar të besojmë se mund të kualifikohemi në Botërorin në Katar. Andaj hapi i ardhshëm është sigurimi i biletës për Katar 2022”, ka thënë mes tjerash Alioski.

Reprezentuesi i Maqedonisë është në formë të mirë te skuadra angleze, dhe ky është një lajm i mirë për Maqedoninë, e cila më 13 qershor do të zhvillojë përballjen e parë, kundër Austrisë.

LEXO EDHE:

Back to top button