Alioski: Flas 7 gjuhë, por në shtëpi flasim shqip

Ezgjan Alioski është një nga elementët më të rëndësishëm për kombëtaren e Maqedonisë, e cila së fundmi bërë shumë bujë duke mposhtur Gjermaninë, në shtëpinë e këtyre të fundit. Mesfushori në një intervistë për “Zona Gol”, tregon se sekreti i kombëtares është miqësia mes futbollistëve, ndërsa ai vet potencon se flet 7 gjuhë, por preferon në shtëpi të flet gjuhën shqipe.

– Cili është çelësi i suksesit të Maqedonisë së Veriut?

Kemi individualitete me shumë cilësi, kemi shumë talente. 11-shja titullare përgjithësisht luan jashtë Maqedonisë dhe kjo besoj na ka ndihmuar edhe me shumë. Organizimi ka qenë jashtëzakonisht i mirë, fillon nga sistemi i moshave e deri tek kombëtarja A. Ka nisur gjithçka nga presidenti Sejdini, më pas trajneri, lojtarët. Kemi shumë vetëbesim, pasi kemi 5-6 vite së bashku dhe nuk jemi thjesht kolegë, jemi vërtetë miq me njëri tjetrin, kemi një grup të bashkuar.

 

– Keni filluar të mendoni për Kampionatin Europian?

Është ende herët për ta ndjerë aromën e Europianit, por mendoj se kur të vijë momenti do të kemi shumë emocione, të gjithë, madje edhe Pandev që ka fituar Ligën e Kampionëve. Do të jetë një ndjenjë e papërjetuar më parë, por do shkojmë me shumë dëshirë sepse kjo është pjesëmarrja e parë dhe nuk i dihet kur mund të jetë pjesëmarrja e radhës në Europian për Maqedoninë e Veriut. Duhet ta shijojmë.

 

 

Leeds United’s Ezgjan Alioski kicks the ball during the English Premier League soccer match between Leeds United and Crystal Palace at Elland Road Stadium in Leeds, England, Monday, Feb. 8, 2021. (Tim Keeton/Pool via AP)

 

– Interesi për gjuhët e ndryshme…

Flas 7 gjuhë sepse jam rritur në Zvicër, aty kam mësuar gjermanisht, italisht dhe anglisht. Spanjishten e kam mësuar këtu në Angli, ndërsa gjuhën maqedonase në kombëtare. Megjithatë në shtëpi flasim gjithmonë shqip. /VipSport.al/

LEXO EDHE:

Back to top button