Alioski shpëton Maqedoninë nga disfata në Shkup

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll edhe në ndeshjen e dytë nuk arrin që të shënojë fitore në sfidat e Ligës së Kombeve. Pas barazimit 3-3 ndaj Estonisë, Maqedonia shpëtoi nga disfata ndaj Gjeorgjisë, e cila kishte epërsi në SHkup. Mirëpo një realizim i saktë nga Alioski nga penaltia, barazoi rezultatin dhe arkëtoi një pikë, me të cilën Maqedonia ende mban pozitën e parë.

Pas barazimit pa gola në pjesën e parë, momenti që ndryshoi gjërat ishte në minutën e 68-të, kur Maqedonia mbeti me një lojtarë më pak në terren, pas lojës me dorë nga portieri Dimitrievski. Arbitri kryesor nuk kishte dilemma dhe e largoi me karton të kuq. Këtë e shfrytëzoi Gjeorgjia që përmes Kvarashkelija hapën rezultatin në 15 minuta para mbylljes së takimit. Dhe në minutën e 90-të, pas një gabimi të mbrojtjes së mysafirëve, Zajkov “arkëtoi” një penalti, ndërsa nga pika e bardhë nuk gabon Ezgjan Alioski për të barazuar shifrat në 1-1.

Maqedonia sfidën e ardhshme do të këtë përball GJeorgjisë më 12 nëntor, dhe pastaj do të jenë 2 sfidat e sezonit të ri të Ligës së Kombeve, ndaj Estonisë në Shkup dhe Armendisë në transfertë.

LEXO EDHE:

Back to top button