Alkantara zbuloi përse u largua nga Barcelona drejt Bajern Munihut

Tiago Alkantara ka luajtur për disa nga klubet më të mëdha të futbollit botëror. Mesfushori e filloi karrierën e tij në Barcelonë, përpara se t’i bashkohej kampionit gjerman Bajern Munih në vitin 2013. Ai tani është te gjigantët e Ligës Premier, Liverpuli, pasi nënshkroi për klubin anglez tre vjet më parë.

Përveç paraqitjeve të tij me klube, Alkantara ka luajtur 46 herë për kombëtaren spanjolle. Edhe pse babai dhe vëllai i tij luanin për Brazilin, Tiago zgjodhi kombëtaren “La Roja”. Duke folur për “BT Sport”, Tiago zbuloi pse zgjodhi të largohej nga Barça në atë kohë.

“Kam luajtur me shumë legjenda te Barça. Pastaj u përpoqa të luaja aq minuta sa doja”, ka thënë fillimisht Alkantara.

 

 

“Pep Guardiola u largua nga klubi dhe nënshkroi për Bajernin. Më pyeti se çfarë nuk shkonte me mua. Motivi vendimtar i Bajernit ishte: Më duhen minuta, duhet të luaj. Pashë një sfidë të madhe te Bajerni. Ata fituan Ligën e Kampionëve, edhe unë doja të bëja të njëjtën gjë!”, përfundoi spanjolli.

 

31-vjeçari ka pasur një karrierë të shkëlqyer deri më tani, dhe do të shpresojë t’i shtojë 29 trofeve edhe disa tjerë gjatë pjesës së mbetur të kohës së tij me Reds. Ai fitoi 10 trofe gjatë kohës së tij në Spanjë, por duke qenë në të njëjtën skuadër me Xavi, Andres Iniesta dhe Serhio Buskets do të thoshte se koha e lojës ishte e kufizuar. Guardiola u largua nga Barcelona në vitin 2012 dhe u bë trajner i Bajern Munihut një vit më vonë. Ai e identifikoi Alkantaran si një nënshkrim prioritet për klubin e tij të ri.

LEXO EDHE:

Back to top button