Alpinisti me aftësi të kufizuara ngjitet në ndërtesën mbi 250m të lartë

Alpinisti Lai Chi-wai hyn në histori. Ndonëse tashmë paraplegjik, ai është personi i parë në Hong Kong që ngjiti më shumë se 250 metra të një qiellgërvishtësi në një karrocë me rrota ndërsa tërhiqte veten përmes një litari, për më shumë se 10 orë, në një event që kishte synim të mblidhte fonde për pacientët me probleme në palcën kurrizore.

Alpinisti 37-vjeçar, mbeti i paralizuar nga mesi e poshtë 10 vjet më parë në një aksident automobilistik. Disa kohë më parë ai nuk mundi të arrinte në majë të Kullës Nina 300 metra të gjatë në gadishullin Koëloon.

“Isha mjaft i frikësuar. Kur ngjitesha në mal, unë mund të mbahesha në shkëmbinj ose vrima të vogla, por në xham, gjithçkaje që mund t’i besoj është litari që tërheq”, tha ai.

Në këtë event bamirësie Lai Chi arriti të mblidhte 670 mijë dollarë.

LEXO EDHE:

Back to top button