Alsat siguron reagimin e “EPTISA” ndaj Qeverisë

Alsat siguron reagimin e "EPTISA" ndaj Qeverisë

Gazetar: Adrian Kerimi

Alsat ka siguruar dokumentin i cili i referohet reagimit të kompanisë EPTISA mbi vendimin e Qeverisë për t’i ndaluar institucioneve bashkëpunimin në projekte me vlerë mbi 1 milion euro. EPTISA në reagimin e saj ka potencuar se konstatimin nëse një subjekt ka punuar në kundërshtim me ligjin nuk e jep Qeveria por organet përkatëse.

“Nuk shohim asnjë bazë në konstatimet se EPTISA ka punuar në mënyrë “jo etike, jo ligjore dhe të papërgjegjshme si inxhinier mbikëqyrës” pa u analizuar apo pa u hartuar raport mbi punën e EPTISA-s. Vetëm me vendim gjyqësor ose vendim të organit përkatës mund të konstatohet se një kompani apo EPTISA ka punuar në mënyrë të tillë. Pa vendim gjyqësor Qeveria nuk ka as mundësi as bazë faktike të miratojë një konstatim të tillë”, thonë nga EPTISA./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button