Amerikani akuzohet se e vrau gjyshen duke e futur të gjallë në frigorifer

Policia amerikane ka thënë se një burrë nga Georgia veriperëndimore vrau gjyshen e tij duke e futur në frigorifer derisa ajo ishte gjallë, shkruan ABC.

Policia e qarkut zbuloi trupin e Doris Cumming, 82 vjeç, të premten pas mesnate, në shtëpinë që ajo ndante me nipin e saj, 29-vjeçarin Robert Keith Tincher III, i cili edhe akuzohet për vrasjen e saj.

Familja e Cumming besonte se ajo ishte shpërngulur jashtë shtetit, por filluan të shqetësoheshin pasi nuk lajmërohej dhe më pas e raportuan si të zhdukur.

Sipas akuzës, Cumming u lëndua pasi u rrëzua në muajin dhjetor dhe në vend që të merrte kujdes mjekësor, Tincher e tërhoqi atë zvarrë. Tincher më pas e futi në një qese plastike dhe e vendosi në një frigorifer të madh. Akuza thotë se nuk kishte ndonjë provokim apo grindje që çoi në aktin barbar.

Tincher vazhdoi të jetonte në shtëpi me trupin brenda frigoriferit për muaj të tërë, por e zhvendosi atë në një njësi magazinimi në mars, nga frika se mund të gjendej trupi i Cumming.

Tincher ka thënë se ai nuk lajmëroi Policinë pasi kërkohej për arrestim për shkak të kërcënimeve që i kishte bërë gruas së tij më 2018.

Byroja e Hetimit në Georgia po kryen një autopsi për të përcaktuar shkakun dhe kohën e vdekjes së Cumming.

LEXO EDHE:

Back to top button