Ana Perishiç, gruaja e parë që do të drejtojë avionë luftarak në Serbi

Ushtria e Serbisë tashmë ka piloten e parë grua të një avioni luftarak në historinë e ushtrisë së këtij vendi, kapitenen Ana Perishiç.

Ajo kreu fluturimin kontrollues me avionin “Orao” në aeroportin ushtarak “Morava” në Lagjevci.

Kapiteni Ana Perishiç është anëtare e skuadriljes së aviacionit luftarak-bombardues 241 të Brigadës 98 Ajrore dhe po përfundon me sukses rikualifikimin nga avioni Supergaleb G4 në avionin “Orao”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë.

“Fluturimi ishte i sigurt dhe jam e kënaqur me mënyrën se si e arrita ta bëj atë. Sfida në vetvete është të fluturoj vetëm me atë avion pas fluturimit kontrollues”, tha kapitenja Perishiç, e cila i përket gjeneratës së parë të grave pilote që u trajnuan në akademinë ushtarake.

LEXO EDHE:

Back to top button