Ançeloti: Kishim disa momente të vështira, Endrik tregoi guxim në golin e tretë

Karlo Ançeloti, trajneri i Real Madridit, vetëm mund t’i gëzohet fitores 3-1, të arritur nga “Los Blankos” në debutimin e tyre, në formatin e ri të Ligës së Kampionëve, kundër Shtutgartit. Ndeshja e parë dhe fitorja e parë, si dhe sinjale të shkëlqyera nga Kilian Mbape, i cili po ashtu debutonte në këtë kompeticion me fanellën merengues, autor golash në shoqërinë e Rudigerit dhe fëmijës së mrekullueshëm Endrik, që shënoi në fund.

Cilat janë përshtypjet tuaja nga ndeshja?

Të mira. Kemi pasur disa momente të vështira, por kjo është normale. Nuk mbaj mend një ndeshje të lehtë. Duhet të vuash gjithmonë, sidomos në fillim. Kur nuk je në maksimum, gjërat janë pak më të vështira. Pas golit të dytë, ndeshja mund të kishte përfunduar, por ne kishim forcën për të shënuar sërish.

Gjermanët ua vështirësuan gjërat…

Shtutgarti e menaxhon topin shumë mirë. Ne humbëm shumë duele një kundër një, vuajtëm shumë në pjesën e parë. Mund të kishim shënuar më shumë, por në fund gjithçka shkoi mirë.

Kundërshtari arriti të shfrytëzonte hapësirat që latë ju pas…

Kur ka presion të lartë, ju duhet ta merrni topin pas vijës së mbrojtjes.

Kourtois tha që, nëse Endrick do të kishte gabuar te rasti i golit, do ta vriste…

Ishte një kundërsulm dhe ai kishte guximin të gjuante. Shënoi dhe shpëtoi nga të gjitha (qesh)

LEXO EDHE:

Back to top button