Ançeloti: Kundërshtari ishte i fortë dhe ne nuk arritëm të ktheheshim në lojë

Man. Siti është kualifikuar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/2023. “Qytetarët” kanë shënuar fitore të thellë 4:0 në ndeshjen e dytë kundër Real Madridit në “Etihad” dhe me rezultat të përgjithshëm 5:1 kanë siguaruar biletën për finale. Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançelotti pas ndeshjes tha se Man. Siti ishte ekip më i fortë se ata dhe se nuk mundën të ktheheshin në lojë.

“Ne thjesht dolëm kundër një ekipi që është shumë i fortë dhe nuk arritëm të ktheheshim në lojë. Nuk kishte asnjë kolaps psikologjik nga lojtarët. Ata luajtën më mirë se ne, bënë presion të lartë dhe vazhduan ta bëjnë këtë gjatë gjithë ndeshjes. Mund ta kishim kontrolluar topin më mirë në pjesën e dytë. Ndonjëherë mund të ndodhë që të humbisni në një gjysmëfinale, kjo nuk është asgjë e re në sport, nuk është një tragjedi, ka gjëra shumë më të këqija në jetë dhe në sport. Fakti mbetet, ne patëm një sezon të mrekullueshëm në Ligën e Kampionëve. Sezonin e ardhshëm do të jem këtu për të luftuar për të fituar një tjetër Ligë të Kampionëve”, deklaroi Ançeloti.

Man. Siti dhe Interi do të ballafaqohen në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në Stamboll më 10 qershor.

LEXO EDHE:

Back to top button