Ançeloti refuzon të flas për kalimin e Belingamit te Reali

Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti ka refuzuar të komentojë në lidhje me Xhud Belingamin. Real Madrid luan sot ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Çellsit. Në këtë takim ‘Mbretërit’ hyjnë me epërsi prej dy golash, pasi në ‘Santiago Bernabeu’ fituan 2:0.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, gazetarët pyetën Ançelotin për Belingamin, i cili është i lidhur me një kalim në Real. Trajneri italiani refuzoi të flasë për këtë temë, duke thënë që ai është lojtar i një klubi tjetër.

“Fatkeqsisht Bellingam është lojtar i Borusia Dortmund, nuk dua që të flas për lojtarët e klubeve të tjera. Më vjen keq, por nuk kam koment”, tha Ançeloti.

Belingam është i lidhur me Borussia Dortmundit deri në qershor të vitit 2025 dhe ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button