Andorra “macë e zezë” për Kosovën dhe Shqipërinë

Kombëtarja e Andorrës barazoi 1 me 1 ndaj Kosovës midis stadiumit “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e vlefshme për para-kualifikim në “Euro 2024”. Një statisikë interesante u zbulua pas përfundimit të ndeshjes dhe kjo ishte arsyeja pse mysafirët festuan një pikë sikur të ishte ndeshje finale.

Që nga viti 1998, Andorra ka grumbulluar vetëm pesë pikë (me barazimin e mbrëmshëm) në ndeshjen kualifikuese për Europian. Një fitore e kishte arritur kundër Moldavisë, një pikë ia kishte marrë Kombëtares së Shqipërisë dhe një mbrëmë Kosovës.

Ndërkohë trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alen Zhires mendon se rastet e humbura ndikuan në rezultatin e barabartë. Kurse ende shpreson në kualifikim.

 

“Nuk konkretizuam raste. Ne do të vazhdojmë të japim maksimumin. Është shumë herët që të themi se gjithçka është kryer. Është herët të dorëzohemi. Kemi ndeshje të vështira, por nuk duhet të dorëzohemi”, tha pas ndeshjes trajneri francez.

Me këtë barazim, Kosova tani shkon në kuotën e dy pikëve në pozitën e tretë. Kurse, Andorra fiton pikën e parë dhe pozicionohet në vendin e katërt.

LEXO EDHE:

Back to top button