“Anëtarësimi i Finlandës do ta fuqizonte NATO-n”

"Anëtarësimi i Finlandës do ta fuqizonte NATO-n"

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se anëtarësimi i Finlandës në Aleancë do ta forconte këtë të fundit.

“Nëse Finlanda vendosin që të aplikojnë, ata do të mirëpriten ngrohtë në NATO, dhe procesi i anëtarësimit do të ishte i lehtë dhe i shpejt”, tha ai, shkruan BBC.

Finlanda në anën tjetër ka deklaruar se do t’i bashkohet NATO-s pa vonesa, pavarësisht kërcënimit të Rusisë.

Ndërkaq Stoltenberg shtoi se “Finlanda është një nga partnerët më të afërt të NATO-s, një demokraci e maturuar, një shtet i BE-së dhe një kontribuuese e sigurisë euro-atlantike”.

LEXO EDHE:

Back to top button