Angelovski: Roli i autsajderit, më shumë na motivon

Para stërvitjes së fundit, që u shty për 2 orë për shkak të të reshurave të shiut, trajneri i Maqedonisë, Igor Angellovski, disa herë u rikthye  emocionet, të cilati kanë kapluar futbollistët me vet kualifikimin në turneun final.

“Jemi të ngërthyer me shumë emocione. Duhet të jemi krenar, mirëpo besojmë se mundemi edhe më shumë. Kur para 6 vitesh shkova të Goran Pandev në Xhenovë, filloi edhe kjo storje. Ndoshta jemi autsajder të Evropianit, mirëpo kjo nuk na pengon. Është e kundërta, kjo sjell një motiv shtesë te të gjithë ne. Kemi zhvilluar stërvitje të mirë dhe të gjithë futbollistët me padurim presin përballjen me Austrinë,” tha mes tjerash Angelovski.

Pas stërvitjes së fundit, Angelovski do të caktojë ekipin që do të kundërshtojë skuadrën e Austrisë, mirëpo nuk do të ketë ndryshime drastike nga ekipi që para 3 muajsh befasoi GJermaninë në Duisburg.

Rreth 2 mijë tifoz të Maqedonisë do të akomodohen në stadiumin kombëtar në Bukuresht për sfidën e 13 qershorit, kundër Austrisë në orën 18.00.

LEXO EDHE:

Back to top button