Anglia ndalon ndërhyrjet estetike për moshat nën 18 vjeç

Qeveria britanike ka njoftuar se ka ndaluar ndërhyrjet me botoks për personat nën moshën 18 vjeç.Nëse je nën 18 vjeç në Angli nuk mund të marrësh injeksion të toksinës botulinum, shpesh të njohura si botoks ose mbushës të buzëve për arsye kozmetike. Ky ligj synon të mbrojë të rinjtë nga dëmtimet e paqëllimshme pas vitesh përpjekjesh për të rregulluar industrinë e bukurisë jo kirurgjikale.

Por aktivistët thonë se rregullat nuk shkojnë aq larg. Vlerësimet e qeverisë tregojnë se deri në 41,000 procedura të stilit botoks u kryen në moshat nën 18 vjeç në Angli vitin e kaluar.

Analiza nga departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social, sugjeron se ka pasur deri në 29,300 procedura mbushëse dermale për personat nën 18 vjeç, në vitin 2017.

Para se legjislacioni i ri të hynte në fuqi në Angli, të rinjtë nën 18 vjeç ishin në gjendje të kryenin procedura të stilit botoks dhe mbushës të lëkurës.

Përditësimet mbi legjislacionin në Uells dhe Skoci priten në të ardhmen e afërt, ndërsa Irlanda Veriore nuk ka plane aktuale për të bërë ndonjë ndryshim.

LEXO EDHE:

Back to top button