Anora merr çmimet kryesore në Oscars 2025

Anora merr çmimet kryesore në Oscars 2025

Në një natë të mbushur me yje dhe ngjyra të pafundme, filmi “Anora” është shpallur triumfues në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” për vitin 2025. Ky sukses i jashtëzakonshëm tashmë ka hyrë në histori, duke e bërë këtë film të shkëlqejë mes konkurrentëve të tjerë dhe duke lënë një shenjë të paharrueshme në botën e kinemasë.

Fitimi i çmimit si filmi më i mirë erdhi pas një seri triumfesh gjatë mbrëmjes për këtë dramë të veçantë, e cila ka mahnitur publikun dhe kritikët. Mikey Madison ka fituar çmimin për ‘Aktoren më të Mirë’ për rolin e saj të paharrueshëm si “Anora”, ndërsa regjisorit Sean Baker i janë dhënë tre çmime të rëndësishme: ‘Regjisori më i Mirë’, ‘Kolona zanore më e Mirë’ dhe ‘Montazhi më i Mirë’. Producentja e filmit, Samantha Quan, shpërndau një mesazh të fuqishëm gjatë marrjes së statujës së artë duke thënë se “E bëmë këtë me shumë pak para, por me gjithë zemrat tona”, duke theksuar rëndësinë e kinemasë të pavarur dhe pasionin që ka nxjerrë në pah ky projekt. “Anora” tregon historinë e Anës, një punëtore seksi nga Brooklyn, dhe jetën e saj që merr një kthesë të papritur pas një martese me Ivan Zakharov, një djalë i ri dhe i pasur nga Rusia. Por jeta e saj e dukshme si përrallë kërcënohet kur Ivan detyrohet të përballet me prindërit e tij, që kërkojnë të anulohen lidhjet me Anën. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button