Ante Çaçiq: Ishte vështirë të luash ndaj FC Shkupit

Ante Çaçiq, trajneri i Dinamos mund të jetë i kënaqur me atë që u shfaq nga futbollistët e skuadrës kroate, edhe pse në pak momente Dinamo e kishte të vështirë dhe të gjithë e dimë se sa skuadra kroate ishte favorite, posaqërisht pas hedhjes së shortit.

“I përgëzoj lojtarët, ia arritëm qëllimit të parë. Një ndeshje e vështirë në kushte të vështira, u përpoqëm të dominonim për të marrë rezultatin, patëm raste që në pjesën e parë. Por ishte e vështirë të luash kundër Shkupit, ata kanë një lojë në thellësi, kërcimet, por nuk patën një shans më të mirë për të shënuar. Kur i shikoni të dyja ndeshjet, ne meritojmë të vazhdojmë përpara”, tha Çaçiq.

Çaçiq është pyetur nëse mendon se Dinamo kishte pak frikë nga Shkupi, pas ndeshjes së parë.

‘Nuk e di pse mendoni se ishim të frikësuar. Kishte nervozizëm, por nëse shikoni të gjithë 90 minutat, ne patëm raste në pjesën e parë, në pjesën e dytë mund të kishim një epërsi më të madhe, por nuk shënuam. Por, është fillimi i sezonit, duhet të luajmë me muskuj, nuk jemi ende në gjendje optimale, në të cilën do të jemi kundër Ludogorets.

 

Ademi? Një lojtar i rëndësishëm, performanca e tij ishte e shkëlqyer në këto dy ndeshje, dy gola dhe një asist. Petkoviç luajti mirë në fazën e mbrojtjes.

 

Ne kemi një histori me Ludogoretsin. Unë kam qenë në stol para 10 vitesh, ka pasur shumë fat, ka qenë një ekip i mirë. Pas kësaj ata ishin më të mirë se Dinamo në Ligën e Evropës, tani do të luajmë për herë të tretë. Unë jam optimist, kemi stafin që do të jetë ndryshe pas tetë ditë dhe një fitore si kjo rrit besimin. Kjo ishte e domosdoshme për ne, na krijoi pak nervozizëm, por ne bëmë atë për të cilën erdhëm. Po, besoj se do të jemi më mirë në Bullgari”.

LEXO EDHE:

Back to top button