Antikorrupsioni: Grubi shpërdor zyrat për partinë

Antikorrupsioni: Grubi shpërdor zyrat për partinë

Gazetar: Ardit Ramadani

Komisioni Antikorrupsion ka konstatuar se zëvendës kryeministri Artan Grubi disa herë ka përdorur zyrat zyrtare të ministrisë për takime partiake. Së fundmi, sipas Antikorrupsionit Ahmeti kishte pritur në zyrën e Grubit ambasadoren greke Sofia Filipidu.

0:04 “Nga këto arsye ne do t’i tërheqim vërejtje deri te zëvendës kryeministrja për Qeverisje të Mirë, duke ja ofruar të gjitha këto dëshmitë se zëvendës kryeministri i Qeverisë, Artan Grubi, hapësirat zyrtare të Ministrisë për Sistem Politik, shpesh herë i ka shfrytëzuar edhe për mbajtje të takimeve për qëllime partiake“, deklaroi Biljana Ivanovska, Komisioni Antikorrupsion.

Ivanovska shtoi se kjo sjellje përbën shkelje të dispozitave të Kodeksit për Sjellje Etike të anëtarëve të qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike të emëruar nga Qeveria. Në lidhje me këtë, Antikorrupsioni do t’i dërgojë letër zëvendës kryeministres për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska që të ndërmerr masa në kuadër të kompetencave të saja.

Grubi nga ana tjetër duke ironizuar tha se sipas tij është normale që Ali Ahmeti, si deputet i shumicës parlamentare të realizojë takime në ministrinë me të cilën ai udhëheq.

“Zoti Ahmeti është deputet i kuvendit të Maqedonisë së Veriut, dhe unë jam çdo ditë në kontakt me të, çdo ditë kemi takime, kështu që kanë realizuar takime edhe një pjesë e shumicës parlamentare, koalicionit qeveritar, ka takime këtu edhe me kryeministrin, edhe në ndërtesën e qeverisë, edhe me anëtarë tjerë të partive politike, gjithashtu deputetë. Kështu që nuk shoh ndonjë përgjegjësi, megjithatë nëse qenka aq problem do të shohim që të mos përsëritet”, tha Artan Grubi, zëvendës kryeministër.

ALSAT disa herë ka raportuar për keqpërdorim të burimeve shtetërore nga ana e zëvendës kryeministrit Artan Grubi për qëllime partiake. Hapësirat e kësaj ministrie nga opinioni janë vlerësuar si degë e BDI-SË NË Shkup.  Profili i “Fejsbuk” i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, është i mbushur me fotografi tl takimeve të realizuara në këtë zyrë, edhe atë me përfaqësues të ndryshëm të organizatave ndërkombëtare dhe ambasadorë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button