Antonio Konte, trajner i ri i Njukasëllit?!

Antonio Konte u largua nga drejtimi i Interit, pasi solli titullin e parë pas pritjes 11 vitesh. Italiani është tani një nga trajnerët më tërheqës në skenën ndërkombëtare dhe për të ardhmen e tij, ende shumë të pasigurt, ka shumë thashetheme dhe spekullime. Thashethemet e fundit vijnë nga Britania e Madhe, ku e shohin në stolin e një klubi të Premier Ligës. Në fakt, duket se punës së Stiv Brusit në stolin e Njukasëlit, tani i ka ardhur fundi…

Ky klub është i parafundit në Premier Ligën, me tri barazime dhe asnjë fitore. Një situatë thuajse e dëshpëruar, që do të kërkonte ndërhyrjen e një lideri të vërtetë si Antonio Konte.

“52-vjeçari italian punon si analist futbolli për televizionin italian, por mund të tundohej përsëri nga një ofertë e madhe ekonomike”, shkruan “The Sun”.

Ky është mendimi i analistëve anglezë të basteve, të cilët e shohin ish-trajnerin e Çellsit në “pole position” për stolin e Njukasëllit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button