Apple përfshin më në fund Kosovën në hartat e saj


Kompania amerikane e teknologjisë, Apple e ka përfshirë më në fund Kosovën në shërbimin e hartave “Maps”.

Tashmë në “Maps” te pajisjet Apple duket qartë kufiri mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky vendim erdhi pas një peticioni online, i cili i kërkoi kompanisë ta vendoste kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në hartën e saj.

Linja që shënjonte kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në hartat e Apple ishte e ndryshme nga ajo e kufijve të tjerë, duke e treguar Kosovën si pjesë të territorit serb.

Peticioni, i nisur nga një studente shqiptare në Londër, mblodhi 200 mijë firma. Ky peticion është mbështetur dhe nga këngëtaret e njohura me origjinë shqiptare si Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora.

Me postime ku kërkesa kryesore ishte “Apple put Kosovo on the map”, këngëtaret i kërkuan kompanisë të vendosi kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button