Arabia Saudite-Shqipëri, nuk transmetohet në TV

Kombëtarja e Arabisë Saudite në futboll, vazhdon me përgatitjet për Botërorin “Katar 2022”, duke zhvilluar miqësore prapa dyerve të mbyllura.

Ditë më parë, kjo kombëtare, me 1-0, mundi përfaqësuesen e Maqedonisë, e cila ishte e përbërë nga futbollistët e kampionatit vendor. Me të njëjtën recetë, edhe kombëtarja e Shqipërisë, më 26 tetor, do të zhvillojë sfidën miqësore në Abu Dabi, por sërish edhe kjo përballje nuk do të transmetohet në asnjë televizion.

Kjo për arsye se kjo ndeshje luhet në më pak se një muaj para debutimit në Kupën e Botës, andaj Arabia Saudite ka kërkuar që të ruajë efektin e surprizës, për të mos u dhënë rivalëve në grup, pika referimi në lidhje me skuadrën e tyre.

Kujtojmë se kombëtarja e Arabisë Saudite, është shortuar në një grup me Argjentinën, Meksikën dhe Poloninë.

LEXO EDHE:

Back to top button