Ardian Azemi: Nga Botërori do të sjell medalje
Ardian Azemi siguroi medaljen e parë në konkurencën e boksierëve të rinj, pas vitit 1995, kur presidenti aktual i Federatës së Boksit në Maqedoni, Primislav Dimovski, arkëtoi poashtu medaljen e bronzit në Evropianin në Turqi. Azemi pas medaljes së bronzit në Evropianin për të rinj, në Budvë të Malit të Zi, theksoi se kjo është vetëm nismë drejt medaljeve të tjera.
Ardian Azemi, fitues i medaljes
“Faleminderojë trajnerët e mi, Naser Harunin dhe Blerim Saitin për mundin e dhënë dhe që janë përkujdesur për mua. Këtë medalje që e kam sjell nga Kampionati Evropian është meritë e madhe, sepse jam i vetmi që ka arritur një gjë të tillë. Tani na pret Kampionati Botëror në prill, dhe që tani kemi fillue me përgatitjet për këtë event. Dhe besoj se do të sjellim sërisht medalje.”
Trajneri Naser Harruni pas humbjes së gjysmëfinales ndaj boksierit rus, Vlladislav Komarov, reagoi ashpër në rrjetet sociale, duke shkruar se me këtë rast i është vjedhur fitorja boksierit nga Maqedonia.
Naser Haruni, trajner i Maqedonisë
Është e saktë kjo dhe nëse shiqoni videon mirë dhe ata që e kuptojnë boksin, mund të shohin se Ardiani ka pasur goditje shumë më të pastërta dhe rezultati tregon se është 3-2. E dijmë që Rusia është forcë botërore në boks dhe vendosën disa rrethana që mos ti përmendi tash. Por për ne Ardiani është fitues.
Trajneri Haruni theksoi se është herët që të flitet për përgatitjet për Botërorin në prill, që do të zhvillohet në Poloni, por premtoi se Ardiani do të jetë gati për të sjell medalje edhe nga Polonia. Ndërkohë presidenti i boksit vendor, Primislav Dimovski, konfirmosi se Federata e Boksit ka siguruar shpërblim prej 120 mijë denarë për Ardian Azemin, ndërsa trajnerin Haruni ka shpërblyer me 60 mijë denarë.