Ardian Bujupi përfundon në spital dhe ka një mesazh për të gjithë

Gjatë muajve të parë të këtij viti, Ardian Bujupi ka qenë një nga këngëtarët më aktivë. Ai ka publikuar deri më tani 3 projekte dhe ka paralajmëruar se për pak ditë do të lançojë këngën e re “Baila Morena” në bashkëpunim me Ivi Cruz. Mirëpo ndërkohë që të gjithë fansat po presin me padurim këtë projekt të ri, Ardiani ka kaluar një situatë të sikletshme.

Së fundmi këngëtari ka zbuluar se ka përfunduar në spital. Ai ka publikuar një foto duke marrë një serum dhe në njërën prej tyre ka shkruar: “Overdozë”. Pasi gjendja e tij është përmirësuar, këngëtari ka publikuar një foto të tij, në të cilën duket paksa i lodhur në fytyrë. Megjithatë, ai ka dhënë  mesazhin se nuk ka gjë që e ndal, madje as problemet shëndetësore.

“I urrej spitalet. Nuk mund të më mundni. Askush nuk mund të më ndalë, madje as trupi im. Ju uroj të gjithëve një ditë të shëndetshme”, ka shkruar Ardiani përkrah fotove nga spitali.

Se çfarë ka ndodhur realisht me këngëtarin, pritet ta mësojmë në vijim, nëse ai do të japë ndonjë detaj më tepër. Ndërkohë kujtojmë se projekti i fundit muzikor që Bujupi ka publikuar është “Landebahn”, të cilin e solli në bashkëpunim me Vanessa Mai.

LEXO EDHE:

Back to top button