Ardian Ismajli akuzon për luftë kundër tij në Kosovë?!

Vendimi për t’iu bashkuar Shqipërisë pasi kishte luajtur më parë me Kosovën, duket se i ka krijuar telashe të mëdha Ardian Ismajlit. Ka qenë vetë futbollisti i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka bërë publik një vendim për të nisur gjyq për shpifje ndaj një prej mediave në Kosovë e cila sipas tij kishte keqpërdorur një intervistë që ai kishte dhënë në mediat italiane.

 

 

Në këtë postim, Ismajli ka theksuar se tashmë kishte një luftë të mirëfilltë ndaj tij dhe kishte marrë edhe kërcënime serioze.

“Lufta speciale nga qarqet e ndryshme duke filluar nga shtypi e analistë nuk ka mbaruar ende, por kot e keni se unë kam kaluar vështirësi edhe më të mëdha, nga kërcënimet për likuidim e deri te fundosja në karrierë”, theksoi Ismajli ndër të tjera në postimin e tij.

 

 

Pak kohë më parë, babai i futbollistit akuzoi se disa persona ishin munduar në çdo mënyrë që të pengonin transferimin e Ismajlit te Specia, duke tentuar edhe ta bllokonin në aeroport për të mos lejuar largimin e tij nga Prishtina në atë periudhë. /vipsport.al/

LEXO EDHE:

Back to top button