Ardian Nuhiu: Duhet të bësojmë edhe në befasi

Skuadra e Dritës do të zhvillojë ndeshjen e parë si vendase kundër gjigantit holandez Feyenoord, në kuadër të raundit të dytë të eliminatoreve të Ligës së Konferencave. Trajneri i Dritës, Ardijan Nuhiji doli në një konferencë për media, ku tregoi njohuritë e tij dhe të lojtarëve për klubin e Feyenoord-it, e po ashtu edhe çka pret nga ta.

“Do të jetë një eksperiencë e mirë për neve, si për mua si trajner ashtu edhe për ekipin tim, sepse më vjen mirë që po këta futbollistë arritën që të sjellin një skuadër po aq të madhe siç është Feyenoord. Do të jemi në përparësi sepse ne dimë gjithçka për Feyenordin, sepse përveç tash që e kemi analizuar si kundërshtar, përpara kemi ndjekur dhe e kemi përcjellë, dimë për sukseset e Feyenoordit si në kampionatin e tyre ashtu edhe në garat ndërkombëtare. Kemi analizuar shumë ndeshje të tyre, si në aspektin grupor, ashtu edhe në aspektin individual të çdo futbollisti”, tha Nuhiji.

Më pas, Nuhiji tregoi edhe lojtarin më të rrezikshëm që skuadra e tij do të ketë kundërshtari holandez. Por trajneri shkupjan nuk përjashtoi befasinë në ndeshjen e nesërme.

 

“Tash mendoj që dy krahët janë shumë lojtarë të rrezikshëm, si Sinisterra ashtu edhe Linssen, njashtu edhe në mesfushë kane Kokcu, një lojtar shumë teknik, i cili po ashtu edhe vrapon shumë. Është sportive që të shpresojmë, jemi të përgatitur si ekip. Në futboll, e dimë që gjithmonë ndodhin befasi, e dimë që kemi një kundërshtar shumë të fortë realisht, por në asnjë moment nuk do të dorëzohemi. Do të vlerësojmë kundërshtarin mirëpo asnjëherë nuk do ta nënvlerësojmë edhe kualitetin tonë që kemi. Duhet te jemi të kujdesshëm, e dimë që ndeshja don shumë vrap, por presim dhe të shohim nesër”, tha Nuhiji.

 

Para konferencës për media të skuadrës së Dritës, po ashtu edhe trajneri i gjigantit holandez Feyenoord Arne Slot për media ka treguar përshtypjet e tija që i ka ndaj Dritës, duke e cilësuar edhe takimin si një ndeshje jo të lehtë, pasi që kjo e fundit zhvillon futboll të mirë me kundërsulme të shpejta. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në praninë e gjithsej 3,500 tifozëve

LEXO EDHE:

Back to top button