Armando Broja me “Covid 19”, e konfimon Vitese

As Armando Broja nuk ka mundur t’i shmanget koronavirusit dhe skuadra e Viteses ka lajmëruar se sulmuesi ka rezultuar pozitiv në testet e “COVID-19”.

Kështu, 19-vjeçari i huazuar nga Çellsi është izoluar menjëherë, ndërsa humbet ndeshjen ndaj Herevenit, por me shumë mundësi ka mbyllur edhe këtë vit sa i përket futbollit. Kjo për shkak se ndeshja e radhës e Viteshe është pas 10 ditëve dhe vështirë se shqiptari mund të rikuperohet.

Vlen të theksohet se Broja së fundmi është kthyer në një titullar për ofensivën e Viteses, teksa ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës pesë herë në këtë sezon. Objektivi i talentit kuqezi është të shkëlqejë në Holandë, e më pas të rikthehet për të bërë karrierë me Çellsin.

LEXO EDHE:

Back to top button