Arrestim si në filma i tregtarëve të drogës/ Toshkovski: Është ndërpre një kanal ndërkombëtar

Arrestim si në filma i tregtarëve të drogës/ Toshkovski: Është ndërpre një kanal ndërkombëtar

Gazetar: Mihajllo Donev

Policia ka shkatërruar një kanal ndërkombëtar për tregti me drogë ndërsa tre persona janë privuar nga liria, njoftoi ministri i brendshëm Pançe Toshkovski. Sipas tij, bëhet fjalë për një sasi më të madhe droge që ishte transportuar në Strumicë dhe që duhej të dërgohej jashtë kufijve të shtetit tonë.

“Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht SPB Strumicë, shkatërroi kanal ndërkombëtar për tregti të paligjshme me drogë dhe arriti të konfiskojë rreth 100 kilogramë marihuanë, e cila transportohej në territorin e SPB Strumicë. Qëllimi i këtij transporti, sipas informacioneve fillestare që kam, ishte që droga të nxirrej jashtë territorit të Maqedonisë”, tha Pançe Toshkovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Jozyrtarisht, droga duhej të përfundonte në Bullgari ose Greqi. Policët nga SPB Strumicë dje kanë realizuar një aksion të pazakontë dhe një arrestim si në filma të tregtarëve të drogës, ndërsa Toshkovski njoftoi se ata do të shpërblehen për guximin e treguar.

“Jam i informuar se ky ka qenë një arrestim – le të themi – si në film, i kriminelëve që po transportonin drogën. Prandaj, falënderim për ta, urime për punën e bërë, dhe jam informuar nga shefi i SPB Strumicë se do të japë propozim që nëpunësit e policisë që morën pjesë në këtë aksion të shpërblehen, ndërsa unë me kënaqësi do ta pranoj atë propozim”, tha Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Nga tre personat e arrestuar në këtë aksion, dy janë banorë të Shkupit, ndërsa një person është nga Strumica. Hetimi policor do të duhet të zbulojë më tej se ku saktësisht duhej të përfundonte droga dhe kush tjetër është kyç në këtë veprimtari kriminale. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button