Arrestohen 2 shqiptarë në Turqi, transportuan kanabis nga Rinasi në Stamboll

Arrestohen 2 shqiptarë në Turqi, transportuan kanabis nga Rinasi në Stamboll

Dy shqiptarë janë arrestuar në aeroportin Sabiha Gökçen të Stambollit, pasi u kapën me 31 kg e 461 gramë kanabis të fshehura në valixhe.

Në avionin e nisur nga Rinasi në Stamboll, gjatë kontrollit me rrezes X dhe qenve nuhatës të policisë në dy valixhe u zbulua lënda narkotike.

Më pas policia turke kontrolli imtësisht të gjithë pasagjerët në avion ndërsa vuri në pranga dy shqiptarët të cilëve u përkisnin valixhet me drogë.

Gjithashtu gjatë dy operacioneve të tjera të policisë turke në aeroportin e Stambollit dhe Sabiha Gökçen u kapën 65 kg e 898 gramë kanabis, ndërsa u arrestuan 2 persona të huaj

Në 3 operacione të ndara anti-drogë me peshë totale 97 kilogramë e 359 gramë dhe me vlerë miliona lira do të futej kontrabandë në Turqi dhe të transportohej drejt vendeve të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button